>
LETERSISHQIP

Trimi Karadakut

Mir u pafshim o baba,
Kam një punë për me ba,
Vëllaun tim me e p’shtu,
Ashtu si na ke pat mësu.

Ti bëhem krah n’ditë t’vështir,
Ashtu siç e bëjm më mirë,
Besën time ja kam dhanë,
Deri në fund, do ti rri pranë.

Nëse kisha edhe një jetë tjetër,
Do ta bëja të njëjtën vepër,
Është njerzore me ndihmu,
Dikë që vdes, me e pshtu.

Janë fjalët e një trimi,
Që i jep jetë guximi,
Frikën kurrë se mendova,
Feta Alimi Kumanova.

Do qëndroj në këmb si burr,
Vdekja ime s’më trëmb kurr,
Me guxim e me një nurë,
Trupi im ju bëftë urë.

Tradhëtarët lëshuan dorën,
Arrestuan shpejt shqiponjën,
Në qeli poshtë e kan çuar,
Në katër mure, të vetmuar.

Nuk më trëmb asgjë n’kët tokë,
As qelia në errësirë,
Muret të gjata rethu me tela,
Mbrënda saj lidhur n’zinxhira,

Jam i lindur në Orizare,
Kumanovën legjendare,
Këngë të bukura ju këndojnë,
Trimat tanë gjithmon rrojnë.

Baba plak është krenar,
Hallall bir që të kam djal,
Vatra jonë ka besë trimi,
Burrërije dhe guximi.

Hedhi sytë lart nga qielli,
Bashk me nënën kuvendoj,
Për një kohë pranë babait,
Nuk do mundem të qëndroj.

Kam lën gruan në shtëpi,
Babës plak në këmb i rri,
Hallall gjiri asaj nëne,
Që s’njeh lodhje edhe halle.

Duar dhe këmbë mi kan lidh,
Nga dritarja shoh një t’mir,
Djemve të mi uratë dërgoj,
Mall të madh t’ju përqafoj.

Do t’vijë dita bashk do jemi,
Si më parë do t’ja themi,
Kullën tonë ta nderojmë,
Një bajrak lart do ta çojmë.

Trimi vogël po thëret,
Tara, Troja, hajde shpejt,
Hapim portën dhe do rrimë,
Gjyshi jonë ndoshta po vinë.

Do ta presim me gëzime,
Ti dhurojmë përqafime,
Të na shohë pak në dritë,
Në kullë trimi jemi rritë.

Idrizovë, shtëpi ferri,
Fjalë e trishtë për pafajsi,
Dhimbje plagësh që dhurove,
Qofsh mallku në brezëri.

Më 27 Prill 2017, ndodhi sulmi ndaj deputetit shqiptarë nga protestuesit maqedonas të orkestruar nga kryetari i partisë VMRO-DPMNE Nikolla Gruevski. Disa deputetë të tjerë mbetën të lënduar ku më rëndë mbeti deputeti Shqiptar Zotri Ziadin Sela, që ishte edhe në rrezik për jetë. Meritën më të madhe për shpëtimin e tij i takon ish-policit Shqiptar nga fshati Orizare, komuna e qytetit të Kumanovës Zotri Feta Alimi, Qyteti Ohrit i ka kushtuar vargjet që i takojn posaçërisht atij për trimërinë, bujarinë, mençurinë dhe heroizmin që bëri në atë kohë. Pas ngjarjes që ndodhi Zotri Feta Alimi u arrestua nga
policia e maqedonisë që gjoja paska thyer regullat të protokollit policor dhe e ka shpëtuar Zotri Ziadin Sela-n, sot e kësaj dite ndodhet i burgosur në burgun e famshëm të Idrizovës, rethina e Shkupit.

Shtator 8, 2021