>
LETERSISHQIP

Politikanët

Politikë, apo …… çka?
Çfar do të thotë për këta!
Profesion, ….. apo, tallava!
Apo, për popullin të bëjn diçka!
Japin premtime që ti zbatojnë,
Apo, fjalët sa të kalojnë,
Ne që jemi në krye të qeverisë,
Ditë më t’mira gjith popullsisë,
Punë do hapim për rininë,
Mos t'largohen, por të rrinë,
Premtojn ura, rrugë të gjata,
Ujë të pishëm nëpër fshatra,
Rrymë, drita për të gjithë,
Bujqit arës të korrin drithë,
Penzionistët të marin rrogë,
Muaj të tëra s’kan parë kokrrë.

Bëjn tendere pa kufi,
Tre për mua, një për ty,
Shajn e fyejn mes partis,
E në mbrëmje shtrojn rakis,
Peshqit, ngjalat në tavolinë,
Hajn dhe pinë me shoqërinë,
Pushtetar dhe prekurorë,
Në mes tyre dhe doktorë,
Bashkpunojnë shum më mirë,
Kur pin verën dhe rakinë,
Për të ardhmen më të mbarë,
Ngrejnë gotat hiç pa ndalë,
Lëvdrojn veten çka kan arritë,
Për të gjitha ngrejnë dollitë.

Gjith paratë që po vjedhin,
Nëpër banka po i shtjellin,
E së fundi do ti ndajnë,
Këta burra s’bëjn vatanë,
Pikë gjaku s’kan n’damare,
Nëpër zyra bëjn pazare,
Sekretarka në ç’do dhomë,
Bëjnë namin se shum punojnë,
Tash së fundi po ju shkruaj,
Me popullin të mos luaj,
Se s’kan buk e ujë me pij,
Veshëmbathje për asnji,
Dimër dhe verë pa çati,
Këmbë zbathur nëpër shi,
Shumë të tjerë edhe sot,
Kafshatën e bukës se gjen dot.

Po su fute në kryesi,
E të bësh ç’ka thotë ai,
Se për ndryshe vaj milet,
Të na rrojë partia vet,
Bashk me krerët që se lanë,
Kolltukut i rrinë pranë,
Se lirojnë sa të jenë gjallë,
Çdo diplomë ata e kanë,
Munden t’bëhen ç’ka të duan,
Por me kokë s'kan ç'ka thuan,
Disa tjetër do të shkrojnë,
Këta burra veç lexojnë,
Kur nga truri nuk del tjetër,
Mbesin ngusht, hikin si dhelpër,
Mbrënda ditës diplomojnë,
Diplomat në shpi jua çojnë,
Magjistër dhe inxhinier,
Drejtor shkence, po përnder,
Profesor akademik,
Ku të venë kanë një mik.
Nuk është ç'far dolloj miku,
Por anon nga pasaniku,
Se dhe ai ka interes,
Për para shtjen tjetrin n'thes,

Miku mir në ditë t'vështir,
Pse mos jenë gjith të till!
Popullsinë ta krenojnë,
Asnjëri, të mos largojnë.
Shtator 9, 2021