>
LETERSISHQIP

Mixhës

E adhuroje jetën,
Gjithmon në disponim,
Humori ytë i përditshëm,
Zemra gjente shpëtim.

Ç’do ditë në vatër,
Qoshet po gëzonin,
Ishte qendër fisi,
Të gjithë ndalonjin.

E thurnin duhanin,
Tymi lartë shkonte,
Kafeja porsi lumi,
Muhabeti vlonte.

Me zërin e kthjellët,
Mbushur me humor,
Asnjë fjal të rëndë,
Nga goja nuk nxor.

Ujë t’freskët n’lëmë,
Shpirti juaj nxori,
Shuajti shum etje,
Lodhja që krijoi.

Kohën gjatë ditës,
Në ara kalonte,
Kapuçin mënjanë,
Nga dielli e mbronte.

Kur ulej nën mollë,
Të hante një kafshatë,
Nën hijen e pemës,
Ndjehej shum rahatë.

Me pemë dhe perime,
Mbushur arat plotë,
Kush dorën e zgjaste,
I falte një shportë.

S’kish shum shkollë,
As dhe fakulltet,
Jeta e kish mësuar,
Që si duhej të jet.

S’prishte qejf kurrë,
Në shtëpin e tijë,
As dhe të tjerëve,
Që mblidheshin aty.

I deshte të gjithë,
Me plot dashuri,
Babain tim të ndjerë,
Shum, në veçanti.

Për atin tim të ndjer,
Ishte krah i djathtë,
Për ç’do rast nevoje,
Ai i ndodhej pranë.

E kujtoj gjithmonë,
Kur isha fëmijë,
E ndigjonja tim atë,
Për mixhën e tijë.

Fjalët më të bukura,
Nga goja tij i tha,
Gjithmon më rri pranë,
Më shum se një baba.

Ma fali një pjesë,
Nga ara e tijë,
I mbjellnim fidanë,
Vjelnim në vjeshtëri.

I dha shpresë jetës,
Që ta gëzoj shtëpinë,
Në fushë punonjim,
Me shat që pa gëdhirë.

Fillonjim që heret,
Pa u zbardhë qielli,
Kurrë nuk na trëmbi,
As shiu as dielli.

S’ka ditë mos kujtoj,
T’kaluarën të kësaj jete,
Njerëzit më të mirë,
Zoti i mban me vete.

Kam shum shpresë,
Tek ti o perëndi,
Për shpirtin e mixhës,
Të gjesh gjithmon qetsi.

Fjalët më të bukura,
Nga shpirti i mblodha,
Vargjet thurur rrjetshëm,
Mixhës ja kushtova.

Mixha Amdi Osmani,
Gjithmonë të kujtoj,
Familjes tonë,
Zemër i dhuroj.
Shtator 14, 2021