>
LETERSISHQIP

Mbesëria

Shum gëzime ka në jetë,
Shpirtin tonë frymëzonë,
Njëra kur na lindi mbesa,
Tjetra kur gjyshi thonë.

Është dhuratë nga perëndia,
Që na fali një shpirt të ri,
Falë krijesës nga vetë zoti,
Që ka bër një mrekulli.

Jetë e re të një voglushe,
Yll i vogël që shëndrit,
Dashuria jonë për ty,
Jetën tënde do ta n’drit.

Sytë e tu plot shkëlqim,
Bukuroshe, engjëllush,
Ftyra jote plot gëzim,
Plot me yje qiellin mbush.

Ke familje për ti njohur,
Babi, mami që të dhanë jet,
Gjyshi, gjyshja do të ruajn,
Si një engjull të vërtet.

Degradove shum nga ne,
Xhaxhit, dajos, ju dhe zemër,
Hallën, tezen, dhe kushëritë,
Do ti thrasësh me atë emër.

Ndjenjat tona të pafund,
Dashuria bërë realitet,
Është magjike në këtë bot,
Kur n’familje shtohet një jet.

Pasuria më e madhe,
Në këtë botë është vërtet,
Shpija mbushur me fëmijë,
Gjallësi gjithmon i jep.

Buzëqeshja mbesës sonë,
Porsi dielli rreze lëshon,
Zëri saj bukur tingëllon,
Dashuri rrit gjithmon.

Mbesa jonë është bekim,
Dhuratë më të bukur s’ka,
Engjëllushe, rritesh ngadalë,
Në sytë e saj lexoj gjithçka.
January 31, 2022