>
BIOSHQIP

Alida: Do Të Sjell Në Shqipëri Një Duet Me Mr. President

02-02-2012
Alida është motra e Stines, jeton prej disa viteve në Gjermani dhe përvec muzikës meret edhe me menaxhimin e një teatri në Hannover. Bashkëpunon me disa studio të njohura muzikore dhe vjen në Shqipëri sa herë që e mer malli për familjen. "Vip Albania" realizoi një intervistë me këngëtaren e njohur e cila rrëfen historinë e saj të jetës në Gjermani, zënkat e adoleshencës dhe kujtimet e bukura të fëmijërisë.

Nuk konsumon alkool dhe duhan, dhe për këtë shpreson që mos e provojë asnjëherë, ushqim i preferuar i këngëtares është mishi i patës të cilin e gjenë gjithmonë në frigoriferin e saj pasi sic thekson Alida, ky lloj mishi kombinohet me lloj lloj ushqimesh të shpejta, pasi jeta e saj e stërngarkuar nuk i lejon që t'i dedikohet shumë kuzhinës së preferuar.

Ajo njihet edhe si një nga femrat e para e cila solli në Shqipëri një stil më ndryshe të të veshurit dhe look-ut, shpeshherë është shfaqur edhe si zezake dhe e kombinuar me disa stile unike, veshjet e saja nuk janë të gjitha firmato por këto veshje i kombinon shumë mirë që të duket e vecantë para publikut.

Kemi parë disa klipe shumë të bukura dhe interesante, ku protagoniste je ti. Si u bëre që t'i futesh botës së muzikës?
Pasi unë jetoj këtu dhe punoj në studion në Hannover për gjithcka rrodhi vetvetiu pasi jam një njeri që kërkoj dhe kërkoj gjithmonë nga jeta. Njëherë filluan bashkëpunimet me këngëtarët të cilët punojnë në studion Five Six, pastaj provova në "Viva dhe MTV".

Për faktin që tashmë je këngëtare e njohur, është shkruar edhe në blogjet gjermane … Kjo nuk është pak, apo jo?
Nuk është e paktë për mua që kam arritur deri këtu, ka qenë rrugë shumë e gjatë dhe kam patur të bëj me shumë pengesa të cilat nuk më kanë kthyer kurrë mbrapa, kam besuar tek pikësynimi im edhe pse ka situata në jetë që jam dorëzuar, për një moment familja ka qenë ajo që më ka ngritur dhe një rol të vecantë luan edhe Nesti.

Si një menaxhere në hapat e parë të saj, pasi tashmë je pjesë e menaxhimit për kulturë në një teatër gjerman, na thuaj si ecën puna atje?

Më pëlqen të kem stres tërë kohën se jam mesuar me të (qesh). Në teatrin Niemmerland merrem me menaxhimin e programit të pregatitur të cilin e reklamoj atë në të gjitha shkollat e Gjermanisë dhe planifikimin e termineve.

Kaq shumë gjëra në të cilat ke sukses, muzika, moda, menaxhimi. Si ia del t'i bësh të gjitha këto?
(Qesh), sic e thash më pëlqen të jem tërë kohën në lëvizje, të kem vetëm stres, nëse një ditë do më shkonte pa bërë asgjë unë do semuresha.

Alida, nuk t'u desh shumë kohë për të krijuar profilin tënd dhe shumë fansa në tregun muzikor… Çfarë mendon se të bëri aq popullore dhe të dashur brenda një kohe të shkurtër?
Mendoj që stili im që solla në Shqipëri u vecua nga të tjerët dhe e bëri atë të binte në sy.

Këngët e tua i janë besuar kompozitorëve gjerman me të cilin madje ke pasur shumë bashkëpunime të cilat kanë rezultuar hite, po tek shqiptarët bashkëpunon me dikë përveç Stines?
Përvec Stines nuk kam bashkëpunuar me ndonjë kompozitor tjetër, në vijim ndoshta po

"Se të dua ty" ishte pikërisht dueti me Moe Phoenix… Në jetën tënde të vërtetë, ke dikë që e dashuron? Ke rënë ndonjëherë në dashuri?
Natyrisht, nëse nuk do isha dashuruar ose nuk do të doja dikë nuk kisha si edhe të frymëzohesha në tekstet që shkruaj.

Çfarë kujton nga fillimet e tua në muzikë? Kanë qenë të thjeshta dhe argëtuese apo të lodhshme dhe ndonjëherë, edhe të shkurajonin?
Aspak, të thjeshta me 100 peripecira nga më të ndryshmet por mund të them nëse dikush e ka një pikësynim dhe beson tek vetja dhe tek ajo e arrinë atë kur do qoftë ajo.

Çfarë të shtyu të merreshe me muzikë dhe e sheh më tepër si profesion apo si një pasion pa shumë detyrime?
Nuk ka qenë rastësi, me muzikë kam filluar që në moshën 6 vjece, në shkollën e muzikës për piano dhe më pas liceun Artistik për Kanto, ka qenë një pjesë e jetës sime. Mund të them është një pasion im i cmendur me shumë detyrime.

Çfarë mendon për festivalet? Ka shumë artistë që kanë hequr dorë prej tyre …

S'mund të them shumë, por të rrezikosh emrin dhe gjithcka që ke ndërtuar kaq vite nuk do ishte ide e mirë.

Çfarë natyre je? Si do ta kishe përshkruar veten tënde ose sitë shohin më së shumti të tjerët?
Njeri shumë pozitiv e qeshur dhe pak si shume e stresuar.

Kujtimi më i veçantë që ruan nga fëmijëria?
Shumë gjëra por e vetmja që nuk mund të më hiqet nga mëndja që dhe shumë shpesh më vjen nëpër mend mes problemeve ditore shakatë dhe zënkat që bëja me Nestin, ishin shumë acaruese për prindërit dhe për tërë familjen, më sjellin humorin direkt (qesh).

Nga paraqitjet e tua publike, dukesh tepër e familjarizuar me modën… Je një ndjekëse besnike e saj?
Hmmm cmenduria ime e dyte, stili në veshje dhe kërkimi i një vecantie tek ajo.

Marka e preferuar dhe cili, stili yt i preferuar në të veshur?
Më pëlqen shumë DG, Joop dhe Guess por nuk është e thënë që veshjet e mia të jenë të gjitha firmato, unë kombinoj shumë veshje firmato me ato që edhe nuk jane, i ndryshoj ato sipas stilit tim, kjo më bën të lumtur.

Cila është motoja jote e jetës?

"Kërko, kërko, kërko gjithmonë nga jeta".

Si duket Alida gjatë një dite (të rëndomtë)?

S'guxon të më dali njeri përpara (qesh), derisa të jem qetësuar paksa.

Çka ju nervozon më së shumti dhe çka iu lumturon?

Më nervozon mos korrektësia që është për mua si A dhe O, dhe më lumturon kur shoh në fund rezultatin e punës që kam bërë.

Me çka ushqeheni, pra cili është ushqimi juaj i preferuar?

Mishin e patës e kam gjithmonë në frigorifer, është i shpejtë për t'u bërë dhe mund ta shoqërosh me shpejtësi me shumë gjëra, perime, patate, oriz etj, nuk mbaj dietë, vetëm se lëvizja që kam tërë ditën, sporti dhe palestra nuk më lënë të vë kile, dhe më mirë kështu (qesh).

Konsumoni alkool dhe duhan?

Pijen dhe cigaren si kam pirë kurrë ndaj dhe nuk ka pse t'i filloj tani, vetëm tek ndonjë drekë ose darkë mund të pi një gotë verë për të shoqëruar ushqimin.

Çka mund të presim në të ardhmen nga ju?
Këtë fund muaj do sjell në Shqipëri një baladë si edhe një bashkëpunim me Mr President i cili më kontaktoi para ca ditësh. Pse jo dhe bashkëpunime me këngëtarë shqiptarë.
(Blerand Rexhepi/Editorial)

Alida: Do Të Sjell Në Shqipëri Një Duet Me Mr. President