>
BIOSHQIP

Alida Rikthehet Në Muzikë Pas Një Viti Pauzë

28-09-2013
Këngëtarja Alida Duka, e cila jeton në Gjermani, sapo ka realizuar një set të ri fotografish për rikthimin e saj të parë në muzikë pas një viti pauzë. “Këto ditë po xhiroj për klipin tim të ri ‘Dridhesh, sillesh’, i cili do të jetë për tregun shqiptar si dhe atë europian”, tha Alida për “Panorama Plus”. Më tej, ajo shtoi se: “kohët e fundit po punoj me studion ‘Records Oldschoolboys’, me të cilët do të nxjerr projektet e fundit për Europë”.



Motra e kantautorit Ernest Duka (Stine) publikoi këngën “My everything” vitin e kaluar me vëllain e saj. Paralelisht ajo po përgatitet ta publikojë si “remix feat” këtë këngë me një repist të njohur gjerman, 2schneidig te “Sony Music” në Gjermani. Ndërkohë që këngëtarja premton për fansat e saj një vit produktiv, pasi janë dhe tri këngë të tjera që do të vijnë njëra pas tjetrës. Alida, edhe pse herë pas here prezanton këngët e reja në Shqipëri, jetën e saj e ka vendosur në Gjermani, ku jeton prej 14 vitesh.
(Panorama)

Alida Rikthehet Në Muzikë Pas Një Viti Pauzë