>
BIOSHQIP

Alil Kërkuti Rikthehet Në Skenë Me “Unë Të Du”

21-10-2016
Alil Kërkuti është artisti më i ri i skenës sonë i cili sapo ka hedhur në treg videoklipin e tij "Unë të du". Ky projekt vjen fill pas sukseseve të shumta të artistit dibran nëpër evenimente të ndryshme, që nga mosha fëmijërore e tij. Tekstin e ka punuar mjeshtrja Mirjeta Mema, muzikën e ka prodhuar gjigandi i hiteve Gramoz Koszeli, orkestrimi u bë nga i famshmi Devox. Realizimin e videoklipit e mori përsipër artistikisht kompania tashmë e njohur "Main Production", dhe si rezultat i këtyre bashkëpunëtorëve, u kurorëzua projekti që besoj se do e ruajë freskinë në çdo kohë! Ky është hapi i parë që bën Alili në tregun muzikor me videoklip, ndaj e ardhmja do jetë e mbushur me projekte që do i befasojnë fansat dhe do i sigurojnë atij një vend të rëndësishëm në mesin e artistëve më në zë.
(Arsim Kolari - Teksteshqip.Com)

Alil Kërkuti Rikthehet Në Skenë Me “Unë Të Du”