>
LETERSISHQIP

Djali I Përhumbur

Djali ecte i përhumbur,
Kontaktet me botën duket se i kishte humbur,
Hidhte hapat si të qe i marrë, pijanec, tap, i dehur,
Ndërkohë, që kishte një dëshirë fort, fort të kishte lehur,
Donte të kafshonte veten, ata që flenë, që bëjnë sehir, që qëndrojnë si fakir…

Donte të zbraste gjithë atë helm e vrer të mbledhur,
Mbi të gjithë ata “mostra” që kishin shkaktuar këtë terr,
Ah, sikur të kishte një shkop çudibërës, magjik…!
Dhe të ndryshonte këtë realitet sa hap e mbyll sytë!

-Çfarë ke more bir?-iu drejtua plaku i thinjur, i mirë.
-Çfarë ke që je tretur dhe pikëlllimi në fytyrë si damkë të ka mbetur?
Çfarë të shqetëson kaq shumë more trim, biri im?
Dhe të duket vetja se s’do gjesh kurrë shpëtim ?

-Jam i mërzitur, sepse këtë realitet kurrë se kisha pritur,
Më ka ardhur në majë të hundës kjo botë, o zot çfarë mban kjo tokë!
Jam i lodhur nga kjo botë kaq e padrejtë,
Ku katili, spiuni, servili, kurva, fodulli bëjnë përpjetë!

Këtu asgjë s’fitohet me të drejtë, me merit,
Por, me njohje, mik, para fitohet çdo lloj dava,
Fjala meritoraci duhet të zhduket nga fjalori në Shqipëri,
A të ka ndodh ndonjëherë miku im, të provosh pa pushim?!
Dhe në fund të ndihesh sikur s’ke shpëtim?!

Ja ky miku im, është halli më i madh im,
Duan të më vrasin ëndrrën dhe me të të më rrëzojnë dhe pëndët,
Plaku: - Ëndrrën jo mos e prek, se me to mbahet kjo jetë,
Mos lejo askënd të ta vrasi, dhe as të të godasi.

Dhe po t’u mbyll një derë, s’është për t’u bër vrer,
Vetem, mos u dorëzo, por vazhdo provo, provo, PROVO!
Provo deri sa të hapet dera e duhur,
Ku aty asgjë s’ka për të shkuar humbur!

Sa për ata të “Ngriturit”, mos u mërzit, por vetëm PRIT!
Zoti u ka dhënë paranë, por me bollëk dhe budallanë,
Nganjëherë ai të ngre lart, shumë lartë,
Për të ta dhënë një të rrëzuar të mirë ai prap.

Të jep një të rrëzuar që kurrë në jetë të jetëve se ke provuar,
Të bën mos ta duash më ta shohësh botën,
E kurrën e kurrës mos ta ngresh kokën,
Prandaj, ti mos u trishto, por me dinjitet gjithmonë jeto!