>
BIOSHQIP

Ardhja E Rita Ores, Flasin Grabocka Dhe Vejsiu

23-08-2015
Pas lajmit të mediave britanike që u importua me shpejtësi në portalet dhe televizionet shqiptare, që Rita Ora do të sjellë X Factor UK në Tiranë, bëjnë deklaratën e parë producentet e X Factor Albania, Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu. “Po, Rita Ora mund të vijë në Shqipëri, por vetëm për të xhiruar një seri të X Factor UK, atë të Judges Villa ku ajo do të zgjedhë 4 finalistët me të cilët do të shkojë në Live Shows. Shumë shpejt do të kemi nga producentët e kompanisë mëmë një konfirmim”, thotë Alketa Vejsiu për revistën class. Nëse konfirmimi vjen, atëherë Rita Ora dhe konkurrentët e saj do xhirojnë një pjesë të X Factor UK në Pallatin e Brigadave, ish-rezidenca e mbretit Zog, të cilën Rita e ka zgjedhur si shtëpinë e saj për këtë fazë ku konkurrentët mblidhen në shtëpinë e trajnerit të tyre. Propozimi i Rita Orës është komentuar si një mënyrë për të promovuar kulturën e vendit të saj të origjinës. Rita Ora e lindur në Kosovë, është një nga artistet më të njohura britanike dhe botërore sot dhe trajneria më e re në X Factor-in e Britanisë së Madhe.
(telegrafi)

Ardhja E Rita Ores, Flasin Grabocka Dhe Vejsiu