>
BIOSHQIP

Alketa Vejsiu: “Bëj Dhe Unë Si Këngëtare...”

17-12-2013
Të dielën mbrëma, prezantuesja e versionit shqiptar të ‘X Factor’, Alketa Vejsiu, u rikthye në rolin e këngëtares. 29-vjeçarja performoi këngën “Everytime” të Britney Spears dhe është shprehur shumë e lumtur me paraqitjen e saj në spektakël. “Një ndër performancat më të bukura të gjitha kohërave. ‘Everytime’ cover në YouTube... Faleminderit skuadrës së jashtëzakonshme të X Factor. Verës, e dashura ime. Marcelos dhe Olsit për ndriçimin, Lilit për makijazhin perfekt, Irkencit për produksionin muzikor, Taos për grafikët dhe të gjithë çunave e gocave të reja që punojnë për këtë super seria. Faleminderit Alban Skenderaj për prezantimin origjinal. E dua X Factor”, ka shkruar Alketa në Facebook. Ndërsa në një status tjetër ka shkruar: “Kur bëj dhe unë si këngëtare. Performanca e kësaj jave. ‘Everytime’ cover i një kënge që e pëlqej shumë”.
(Telegrafi)

Alketa Vejsiu: “Bëj Dhe Unë Si Këngëtare...”