>
BIOSHQIP

Ja Për çfarë U Kritikua Alketa Vejsiu

04-10-2014
Gjatë prezantimit të spektaklit prezantuesja Alketa Vejsiu është shprehur se jetët e sotme nuk mund të imagjinohen pa një celular të mençur si ‘Iphone’ apo ‘Galaxy’. Kjo ka mjaftuar që të vërshojnë një lumë kritikash nga shumë njerëz në ‘Facebook’, duke e cilësuar si koment të tepërt të Alketës, pasi sipas tyre ekonomia shqiptare është e dobët për të pretenduar që të gjithë të kenë një celular të mençur.

Ndër këto kritikues ka qenë edhe spikeri i lajmeve, Drini Zeqo, i cili këtë edicion të pestë të “Dancing Ëith The Stars Albania” do të jetë bashkëprezantues i spektaklit me Amarda Toskën. Në një status në ‘Facebook’ ai është shprehur: “Në Shqipëri sa më shumë vite të kesh në ekran, aq më shumë i lejon vetes të nxjerrësh “perla” nga goja! Por ndërkohë, mendoj se sa më shumë vite të kesh aq me më kujdes duhet kur nxjerr fjalët. Ky status u mundësua nga një ‘Galaxy’”. Ky ka qenë komenti ironizues i Drinit, status që ka gjasa të jetë për moderatoren.

Më i drejtpërdrejtë është treguar Olti Curri në faqen e tij duke iu drejtuar Alketës me këto fjalë: “Alketa: blerja e një ‘iPhone’ apo ‘Galaxy’ është një investim që gjithsecili duhet ta bëjë që jeta të ketë kuptim... sidomos ata që janë pa punë se bëjnë ‘selfie’ kur marrin bukën me listë.
(Indeksonline)

Ja Për çfarë U Kritikua Alketa Vejsiu