>
BIOSHQIP

Personazhet Publikë Kundër Alketa Vejsiut

04-11-2014
Spektakli i djeshëm "Dance with me", ka shkaktuar zhurmë në rrjetet sociale. Pas publikimit në media të një statusi nga Fiori Dardha, prezantuesja e "Fiks Fare" dedikuar "super elozheve" të Alketa Vejsiut, kjo e fundit e përmend në spektakël duke përdorur terma fyes ndaj saj edhe pse nuk përmendi emra.

Pas kësaj shpërthyen statuset nga personazhe të tjerë të medias kushtuar Alketa Vejsiut, e cila akoma nuk arrin të kuptojë kur e tepron dhe se Fiori nuk është e vetmja që mendon kështu, raporton Indeksonline.



Iva Tiço, Drini Zeqo, Fatma Haxhialiu e shumë të tjerë kanë ironizuar termat me "super" që përdor Alketa për çdo gjë në spektaklet që drejton.

Rrjetet sociale tashmë janë kthyer në matës të mirë të programeve dhe pëlqyeshmërisë dhe çdo të hënë subjekt ironie është kthyer "Dance with me" dhe prezantuesja Alketa Vejsiu ose "Super prezantuesja" siç e quan veten ajo.
(Indeksonline)

Personazhet Publikë Kundër Alketa Vejsiut