>
BIOSHQIP

Drini Zeqo Dhe Holta Kolaneci “Argëtohen” Me Faqen Online Të Alketa Vejsiut

15-11-2014
Prezantuesja Alketa Vejsiu ka hapur revistën online "Class" ku kryesisht flitet edhe për showbizz. Sot është botuar një lajm ku flitej për jurinë e 'Dancing with the stars' e cila mesa duket është zbuluar nga kjo faqe e prezantueses së programit të ngjashëm në TV Klan.

Kaq ka mjaftuar për të nisur ironinë në face book midis Drini Zeqos prezantuesit dhe Holta Dulakut, producentes së 'Dancing with the stars' në Vizion +. Holta ka folur me mllef për spektaklin rival edhe në revistën Elegancë në të cilën është edhe në kopertinë.

Ajo pretendon se 'Dance with me' është kopje e shëmtuar e spektaklit që ajo ka sjellë në Shqipëri prej 5 vitesh duke harruar që ky program është patentë e blerë nga Endemol. Vera Grabocka i ka hyrë në territorin e Vip-ave Holtës se të jemi të sinqertë Shqipëria nuk është se ka aq shumë sa të bëhen spektakle vit pas viti.
(Indeksonline)

Drini Zeqo Dhe Holta Kolaneci “Argëtohen” Me Faqen Online Të Alketa Vejsiut