TEKSTESHQIP

Alma Hyska
Per Njeriun Jeta Flet
Lyrics

Seç më thonë shoqet disa fjalë
jo për ty nuk është ai djalë
gjithmonë në shtegëtim ai do jetë
të jetosh me të jo nuk është e lehtë
nuk është e lehtë

Kujtova dritat që ti ndez mbi lumë,mbi lumë
që nga kjo ditë të desha dhe më shumë, më shumë
je ti që valët lumit ja bën dritë, po dritë
dhe natën mua ma bën ditë

Jo nuk njihet dielli nga një rreze jo
bukurinë ka zemra tek ai që do
maji flet për lulet, është e vërtetë
dhe për çdo njeri vetë jeta flet

Nuk njihet deti veç me disa valë,o valë
ashtu njeriu nuk njihet me fjalë,me fjalë
ti ëndrrën time e bën të vërtetë, ooho
për ty vetë jeta po më flet, më flet

Kujtova dritat që ti ndez mbi lumë,mbi lumë
që nga kjo ditë të desha dhe më shumë, më shumë
je ti që valët lumit ja bën dritë, oh dritë
dhe natën mua ma bën ditë

Seç më thonë shoqet fjalë
jo për ty s'është ai djalë
gjithmonë në shtegëtim ai do jetë
të jetosh me të jo nuk është e lehtë
nuk është e lehtë

Jo nuk njihet dielli nga një rreze jo
bukurinë ka zemra tek ai që do
maji flet për lulet,është e vërtetë
dhe për çdo njeri vetë jeta flet

Nuk njihet deti veç me disa valë,oh valë
ashtu njeriu nuk njihet me fjalë,me fjalë
ti ëndrrën time e bën të vërtetë, oho
për ty vetë jeta po më flet, më flet

DËRGOI: