>
LETERSISHQIP

Dehur Me Aromën Tënde

Dhe mbeta aty,
mes dallgëve të tua.
E mrekulluar gjer në shpirt.

Mbeta aty,
Me ty dashuruar,
Me duhet të iki.
E si të iki nga ti vallë?

Qënjen me magji ma mbush,
ti me dallgët e tua,
çaste bukurie më dhuruat.

Ah! Det magji plot,
si ëndërr bekimi.

Koha për mua s`paska shumë kohë,
u deha me aromën tënde.
dhe e dehur do të rri.
Gjersa të vij tek ty përsëri!