>
LETERSISHQIP

Heshtja!

Në mendime më ra heshtja!
Me hijen e vet u kacafyt
Nga syri më doli një lot,
E nëpër faqe pikoi
E në heshtje mendja mendoi.

Dhimbjen e shpirtit
Vetëm heshtjes do t`ia tregoj,
Me heshtjen u dashurova,
E përqavova në gjoks e vura,
Ajo është besnikja ime.

Ajo e kupton dhembjen
Dhe më flet:
Në zemrën tënde ekziston shpresa.
Me heshtjen do mbetem dashuruar,
Nuk do ia lëshoj përqafimin,
Në heshtje mrekullinë do ëndërroj,
Sepse edhe heshtja
Mund të të sjell lumturinë!!!