TEKSTESHQIP

Alma Koleci & Antonela Çekixhi
Se Veç Sot Po Vetëm Sot Po (Reprizë)
Lyrics


Ana:
Elsa, prit...

Elsa:
Jo, unë thjesht po mundohem të të mbroj

Ana:
Po ti nuk ke përse të më mbrosh, unë nuk kam frikë
Të lutem mos më largo më kështu
Nga unë mos u largo
Me mua motërz ti qëndro, qëndro

Se veç sot, po vetëm sot po
Kuptova unë të them
Se veç sot, po vetëm sot po
Pranë dua të të kem

Dhe bashkë do ta zbresim ne malin
Më frikë jo s'do të kesh
Se veç sot, po vetëm sot po
Me mua bashkë do t'jesh

Elsa:
Ana, të lutem shko
Vazhdo ti jetën
Diellin gëzo dhe portat hapi ti

Ana:
Ne bashkë do ta...

Elsa:
E di
Më do e di
Por unë do t'rri

Se jam e lirë
Unë jam e lirë tani
Dhe larg më rri
E qetë do t'jesh, e di

Ana:
Të qeta s'jemi jo

Elsa:
Çfarë po thua ti?

Ana:
Kam frikë se ti jo nuk e di

Elsa:
Çfarë duhet të di?

Ana:
Arendela ka shumë, shumë, shumë, shumë borë

Elsa:
Çfarë?

Ana:
Ti ke vendosur një dimër të përjetshëm, gjithandej

Elsa:
Gjithandej?

Ana:
Nuk ka gjë, ti mund ta shkrish atë

Elsa:
Jo, nuk mundem
Nuk... nuk di se si

Ana:
Sigurisht që mundesh
E di që mundesh

Se po veç sot, po vetëm sot po

Elsa:
S'mundem jo, të jem e lirë

Ana:
Unë e di ti je e lirë

Elsa:
Unë stuhinë s'mund ta mposht, e di

Ana:
Dhe ne të dyja motërz

Elsa:
Mallkimin dot s'e spraps

Ana:
E mundim një stuhi

Elsa:
Kam frikë unë po, nuk mundem jo

Ana:
Ti mundesh

Elsa:
Jo, mos më mundo

Ana:
Asgjë jo nuk të mposht

Elsa:
Të lutem shko

Ana:
Bashkë do t'jemi ne të dyja
Bazhkë do t'jemi neve motërz
Bashkë do t'jemi përgjithmonë ne

Elsa:
Jo!