>
LETERSISHQIP

Lermë

Mos i fshih duart e lodhura,
lërmë t´i ushqej me përkëdhelinë
që kam gatuar sonte.

Mos i fshih sytë e përgjumur,
eja t´i ushqej me dritën
që kjo natë kërkonte.

Gosti në një mbrëmje të zjarrtë,
urë në ditën e shumëpritur,
tryezë e një natë të njomë
lumë, derdhur buzës së uritur.