>
LETERSISHQIP

Larg Vendit

Dimër paska qenë vërtetë
Dhe kur verë kam kujtuar,
Dimër paska qenë vërtetë
Thjesht se paskam kuptuar.

Se kam ndjerë kohën të qeshë
Lëkura s’mu ngroh njëherë,
S’paskam parë diell me sy,
Dimër paska bërë në verë.

Sa e doja ngrohtësinë
Sidomos kur kisha ftohtë,
Sa doja të ishte verë,
Gjer në palcë të ndieja ngrohtë.

Dimër paska qenë vërtetë
Veten thonë se gënjen dot,
Ja që ndodh dhe e kundërta
Në një verë shpresova kot.

Ikja, ecja dhe vrapoja,
Vazhdimisht kërkoja verë,
Dimër paska qenë çdo stinë
Si s’u binda menjëherë.