>
LETERSISHQIP

Fije Floku

A nuk e sheh ti shpirti im,
si dridhet ngadalë mbi supin tënd,
kjo fije e brishtë e flokut tim?!...
Përmbi xhaketë ka zënë pak vend.

E ke nga pas, dhe nuk pendohesh,
prej duarve të tua, më është rrëzuar.
E mban me vete dhe kur largohesh,
një fije floku të drithëruar...