>
BIOSHQIP

Amarda: “Këngëtaret Femra Janë Të Komplikuara Për Bashkëpunim”

23-06-2014
​Jeton mes Amerikës dhe Shqipërisë, është një nga këngëtaret më të kërkuara për koncerte atje. Një nënë e përkushtueshme e cila nuk e lë anësh muzikën. Në një intervistë për Express rrëfehet këngëtarja e cila i këndon hitet "Valium" dhe "Aromë indie".

Je ndër këngëtaret më të suksesshme në muzikën shqiptare, kur e kuptove që je bërë e tillë?

Që dua të këndoj, e kam kuptuar që e vogël por që di të këndoj e zbulova kur publiku im më duartrokiti për herë të parë. Ndërsa, karriera ime e cila vazhdon për shumë vite me radhë dhe ka njohur vetëm të përpjeta e dëshmon suksesin tim.

I ke munguar skenës shqiptare por edhe ekraneve me zërin tënd dhe kjo ka një arsye apo jo?

Po, është e vërtetë që jam larguar nga skenat dhe ekranet shqiptare për një arsye shumë të bukur dhe të rëndësishme në të njëjtën kohë. Kam ardhur në SHBA ku lindi Henry im i bukur, drita e syve të mi. Por, shumë shpejt do jem me projekte të reja, duhet vetëm pak durim!

Si u ndodhe në ShBA?

Unë vija shpesh në Amerikë si e ftuar ne koncerte të ndryshme dhe sigurisht që sic do njeri Amerika është ëndrra e madhe e shqiptarëve, mendova të krijoja familjen time këtu dhe Zoti ma bëri mbarë.

A ka qenë e lehtë për ty jashtë skene?

Të them të drejtën ka qenë një kohë e vështirë sepse skena është jeta ime dhe larg saj ndihesha si e humbur. Pastaj, nuk duhet harruar edhe pjesa që unë kam qenë larg familjes, larg Shqipërisë dhe gjërat domosdosmërisht janë pak më të vështira, flas emocionalisht.

Ti tashmë je nënë e një bukuroshi të vogël me emrin Henri, si të duket ky përjetim i ri?

Janë ndjesi dhe përjetime të mrekullueshme. Kur isha shtatzënë e ndieja që do kisha në krahë një mrekulli, një dhuratë nga Zoti, por kurrë nuk e kisha menduar që do ndihesha kështu. Henri erdhi në jetë time në kohën më të mirë, sepse tani ndihem plotësisht e bindur për gjërat që kam bërë dhe po bëj në jetë, qoftë në karrierë, qoftë edhe në jetën time personale.

Si ndryshon jeta e nje femre, sidomos kur ajo ka nje karriere te shkelqyer, ne momentin që bëhet nënë?

Të them të drejtën ndryshon dhe ndryshon shumë, sepse nëse më përpara ka pasur gjëra për të cilat përkushtohesha, tani përkushtimi është dyfish, madje mund të them që Henri është në vendin e parë tani dhe gjithë vëmendja është tek ai.

Cilat ishin gjërat më të vështira për t'u mësuar?

Për gjërat për të mësuar nuk kam hasur vështirësi sepse jam njeri që mësoj shpejt dhe më është dashur fare pak për të mësuar të kujdesem për Henrin.

Mjafton talenti apo duhen edhe bashkëpunimet e duhura për të patur sukses?

Talenti është ingredienti më i rëndësishëm por për të bërë një hit duhet një bashkëpunim autorësh. Nëse ky bashkëpunim mungon, talenti mbetet i pa zbuluar.

A do zgjidhje një femër për një bashkëpunim, cila do ishte ajo?

Nuk e kam menduar t’ju them të drejtën dhe nuk di se me cilën nga këngëtarët do përshtateshim. Femrat sikur janë më të komplikuara për bashkëpunim.



E konsideron veten njeri me fat?

Sigurisht që po. Falendëroj Zotin që më ka dhënë gjithçka që kam.

Për çfarë do të doje ta ndaloje kohën?

Nuk do doja ta ndaloja kohën. A nuk do bëhej gjithçka monotone?!

Sipas teje shprehja” Qëllimi justifikon mjetin” vlen në çdo rast?

Jo në çdo rast qëllimi justifikon mjetin. Përshembull, duam të arrijmë kulmin në karrierë por për të arritur ate duhet të bëjmë edhe gjëra që si lejon ligji apo morali. Në këtë rast nuk vlen shprehja e mësipërme.

Ia vlen çdo lloj sakrifice për muzikën?

Varet se çfarë nënkuptohet me çdo lloj sakrifice. Ka shumë gjëra që thjesht nuk bëhen, jo për muzikën por për asgjë.

Cilat janë gjërat që e bëjnë një person interesant në sytë dhe mendjen tënde?

Karakteri i fortë dhe një mendje e ndritur.

Veten e kosnideron më tepër një femër delikate apo e fortë?

Varet nga situata. Por sidoqoftë, nuk mposhtem dot.

Cfarë të bën të ndjeshme?

Familja, fëmijët dhe të afërmit!

Kur acarohesh, kujt ia nxjerr inatin?

Vetëm atij që më acaron.(Qesh)

Për çfarë je penduar kohët e fundit?

Nuk më kujtohet të jem penduar për diçka kohët e fundit.

Nëse do të të dhuronin një këngë, nga kush do të doje t’a merrje këtë dhuratë?

Pa përjashtim nga të gjithë që më duan!

A mund të themi se Amarda po jeton jetën që ka ëndërruar?

Po dhe me gojën plotë! Çfarë do një njeri më shumë se kaq? Martesë të lumtur, djalë të shëndoshë, familje, karrierë.

Cfarë mbetet ende sfidë për ty?

Sfida ime e ardhshme është të rris Henrin siç u rrita vetë. Me dashuri, edukatë dhe përkujdesje prindërore!

Dicka që ke zbuluar së fundi tek vetja dhe që nuk e dije deri më sot?

Nuk ka ndodhur akoma diçka që do më bënte të vë veten në test dhe do zbuloja një anë timën që se njoh.

Çfarë të ka ofruar më tepër siguri në jetën tënde?

Bashkëshorti sigurisht. Ndihem e mbrojtur në çdo aspekt.

Ndodh t’i thuash vetes ”Amarda, je në majë”?

Ndodh shpesh të dëgjoj se jam në kulmin e kulmeve, prandaj nuk kam nevojë t’ja them vetes.(Qesh) E mira nuk ka fund prandja unë dua të eci të eci, të ngjitem sa më lart!

Këngët e kujt do të kishe kënduar me shumë dëshirë?

Këndoj me dëshirë këngë të vjetra popullore por edhe disa nga perlat e këngëve të vjetra qytetare.

Ka ndryshuar shumë jeta jote deri tani?

Po si nuk ka ndryshuar?! Kam kaluar etapa në jetën time, nga fëmijë në adoleshente, nga vajzë në grua dhe nënë, nga njeri i panjohur në këngëtare të famshme. Gjithçka ka lënë vulën e saj në jetën time.

Jeton me kujtimet?

Kthehem shpesh në të kaluarën e këndshme, kurse gjërat e hidhura të së kaluarës nuk preferoj ti ringjall.
(Express)

Amarda: “Këngëtaret Femra Janë Të Komplikuara Për Bashkëpunim”