>
LETERSISHQIP

E Maskuar

Besoja tek dashuria
besoja tek mirësia
besoja jetën
kërkoja shpresën.

Luftova, s'u lodha
e gjeta por s'e preka.
Kërkova gëzimin,
por preka trishtimin.

Kërkoja të qeshja,
por qaja.
Doja të vrapoja,
por s'mundja.
Doja të ikja
por isha aty, isha me ty.

Me ty që të doja,
që të besoja,
të mendoja...
Ishe ti.
Ëngjëlli im mbrojtës.

Vreapova, u largova,
u ktheva përsëri
ishe ti.
Ëngjëll përsëri.
Tani te njoh,
kjo është një maskë,
jo ëngjëll por djall.

Jam e lidhur pas teje.
Të doja, gabova, u mashtrova,
mashtrova veten.

U verbova, enderrova
por tani u zgjova.
Ëndrrat janë zhgënjime të realitetit,
gënjeshtra të profetit.

E maskuar është dashuria me petkun
e trëndafilit,
në brendësi të cilit
janë gjembat e zhgënjimit.

DËRGOI: