>
LETERSISHQIP

Kristale Shiu

Sonte vonë në mesnatë mbretëron qetësi,
Në xhamin e dritares trokasin pika shi!
I zhytur në tinguj muzike relaksuese
Dirizhon një shpirt i zbrazët në vetmi!

Tretet,valvitet, behet vetëm mankth
Tek vështroj me habi valëzimin e drunjve.
Një gjethe e zbehur larg në pemë
Lehtë era e rreshqet si mëndafsh.

Forma e gjethes degëzuar gjysmë zemre,
E vështroj, me shumë kujdes...
Kristalet e shiut më rikthejnë në një kujtim..!

Një inxhi fshehur në guackë,
Dikur më bëre një dhuratë.
Ajo qëndron brenda - thesar në shpirtin tim...
Mos më lerë vetëm, të mjerë, jetim..!!
Unë dhe vetmija..!!