>
LETERSISHQIP

Kohë Më Pare

Kohë më parë, shi në verë
ishim bashkë, si dy zogj..
fluturimth sikur erë..
seç bredhnim, në këtë tokë..
shiu rreshtas binte, në trupin tonë.
ne nuk ndienim as te ftohtë..
dy trupa të puthitur, jetonin..
sikur dy yjet që xixellonin..
po kujtoj me mallë të zjarrtë.
ato vite të lumturisë..
buzëqeshur pa u ndalë..
ishim lule të rinisë..
për ti kthuer ato vite, ..duet kohë..?!
koha ec e nuk ndalon...
dashurija jonë nuk shterron..
mijëra fjalë për thënë..
lindi djelli, edhe hënë.
djelli i nxehtë ishe ti..
e henë e plotë isha unë..
ditë e natë rrinim pa gjumë..
zemrat tona s'ndaheshin dot..
janë kujtime të asaj vere..
më vinë ndër mënt, kur do herë
Jeta ka plot ngjyra..!!
të shijosh në çdo moshlë..
lumturija nuk vjenë përherë..
kushtoji më shumë dashurisë,
ajo zemrës i troket...!!
një fole mrekullije..
shumë shpejtë do ndërtosh..!