>
BIOSHQIP

Andos Mbledh Artistët Në Klipin E Ri “Ma E Mira N'botë”

03-11-2013
Kitaristi dhe kantautori, Andos, këto ditë ka publikuar projektin e tij të ri “Ma e mira n’botë” që e ka kompletuar me një videoklip fantastik, në të cilin janë shfaqur emra të njohur të skenës shqipe.

Ai është shprehur shumë i kënaqur me videoklipin duke thënë se e shikon dhe e rishikon disa herë dhe nuk i mërzitet, “ngaqë e gjithë puna është bërë me dashuri”.

“Reagimi i njerëzve ka qenë shumë i mirë. Është një këngë pozitive, që të bën të ndihesh mirë, dhe ky shkak mendoj se ka ndikuar në suksesin e këngës në këto ditë të para”.

“Që kur isha në fazën e krijimit të këngës, e mendova që të përfshija në të miq të mitë, njerëz pozitivë, që sikurse kjo këngë, sjellin gëzim në jetën time dhe të shumë njerëzve. Kontaktova me ta dhe të gjithëve u pëlqeu shumë ideja. Edhe pas publikimit të këngës, kam marrë mesazhe vlerësimi e urimi nga të gjithë ata që ishin pjesë e këtij projekti, por edhe nga të tjerë. Dua shumë t'i falënderoj të gjithë ata që u treguan të gatshëm për të bashkëpunuar në këtë projekt, që është shumë i dashur për mua”, ka thënë këngëtari për VIP Pages.

I pyetur nëse e ka pasur të vëshitirë t’i bindë ata që të jenë pjesë e videos, përgjigja e Andosit ishte kjo: “Vetëm për çështje kohe, jo për çështje dëshire. Unë kam xhiruar vetë në një pjesë të klipit, pra jam bërë kameraman, duke qenë se doja që kjo gjë të mos u prishte punë atyre. Kemi shfrytëzuar momentet e lira për ta realizuar videon”.

Në këtë projekt kanë marrë pjesë artistë e fytyra të ndryshme prominente si Alban Skënderaj, Luana Vjollca, Diellza Kolgeci, Kastro Zizo, Mariza Ikonomi, Floaka Krelani, Rike Roci, Florent Boshnjaku, Ermal Mamaqi, Berat Miftari, Alban Nimani, Dren Abazi, Capital T, Klepto, Agon Nimani, Babuka, Shuki, Teuta Krasniqi, Aurela Gaçe, Ylber Bardhi, Ledion Lico, Adrian Gaxha, Arjon Muca, Gerd Enada Vasco.
(Telegrafi)

Andos Mbledh Artistët Në Klipin E Ri “Ma E Mira N'botë”