>
BIOSHQIP

Andos Fton Fansat Ta Mbështesin Edhe Në Kërcim

06-11-2013
Për herë të parë këngëtari Andos Sinani po përjeton një eksperiencë të veçantë në show-n “Dancing with The Stars Albania”. Paraqitjen e parë në këtë shoë ai thotë ta ketë kaluar me mjaftë sukses dhe për të vazhduar këtë garë edhe më tutje ai apelon tek të gjithë adhuruesit e tij që ta votojnë.

“E di që nuk jeni mësu me më pa keshtu, mirpo qenka një eksperienc shumë interesante. Meqë i kemi hy zyrtarisht garës tani ja dhe performanca ime në natën e parë te Dancing with the stars Albania. Nëse doni që te vazhdoj garën më tutje tani mund te votoni tek nr 51115 me kodin VIP 4. Ju falenderoj shume” shkruan Andosi në rrjetin social facebook.
(K.B./Zeri)

Andos Fton Fansat Ta Mbështesin Edhe Në Kërcim