>
BIOSHQIP
Biografia
Pasioni për muzikën nisi kur ai ishte vetëm 7 vjeç, duke marrë leksione private mbi muzikën dhe komedinë muzikore. Aktualisht Andrea jeton dhe studion në një shkollë private në Romë dhe ka qenë pjesëmarrës në disa konkurse muzikore.

Andrea Vathaj është një këngëtar i ri nga Shqipëria, por që prej moshës 7 vjeçare jeton në Romë (Itali), ku edhe ka ndjekur kurse kënge dhe aktrimi në akademitë private Dars, deri në vitin 2018. Në moshën 14-vjeçare ka marrë pjesë për herë të parë në audicione këndimi në Itali. Në vitin 2019 ka publikuar këngën e tij të “Lot i një fëmije”, me të cilën konkurroi në festivalin “Kënga Magjike” si pjesë e kategorisë New Artist, duke u rikthyer sërish në festival në vitin 2021 me këngën “Vai col tempo”. Disa këngë të tjera që Andrea Vathaj ka publikuar janë: “Enigma ime” dhe “Dove sei”

Më datë 7 Dhjetor 2019, Andrea Vathaj publikon videoklipin "Loti I Nje Femije". Muzika e këngës u punua nga Alfred Kaçinari, ndërsa teksti u shkrua nga Agim Doçi. Videoklipi u prodhua nga kompania Chill Pro.

Më datë 17 Korrik 2020, Andrea Vathaj publikon videoklipin "Ne Plazh". Muzika e këngës u punua nga Alfred Kaçinari & Kachinari (Gjergj Kaçinari), teksti u shkrua nga Agim Doçi, ndërsa për orkestrimin u kujdes Alfred Kaçinari & Kachinari (Gjergj Kaçinari). Videoklipi u prodhua nga kompania Chill Pro.

Më datë 11 Gusht 2020, Andrea Vathaj publikon videoklipin "Enigma Ime". Muzika e këngës u punua nga Alfred Kaçinari & Gjergj Kaçinari, teksti u shkrua nga Agim Doçi, ndërsa për orkestrimin u kujdes Alfred Kaçinari & Gjergj Kaçinari. Videoklipi u prodhua nga kompania Chill Pro. Me këtë këngë, Andrea Vathaj merr pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 21 në vitin 2021.

Në Maj 2021, Andrea Vathaj merr pjesë në Kënga Magjike 2021 me këngën "Vai Col Tempo", për herë të dytë konkurrent në kategorinë New Artist.

Më datë 17 Mars 2022, Andrea Vathaj publikon videoklipin "Rroft Shqiperia". Muzika e këngës u punua nga Alfred Kaçinari & Gjergj Kaçinari, teksti u shkrua nga Agim Doçi, ndërsa për orkestrimin u kujdes Alfred Kaçinari & Gjergj Kaçinari. Videoklipi u prodhua nga kompania Chill Pro.

Në Tetor 2022, Andrea Vathaj merr pjesë në Kënga Magjike 2022 me këngën "Kalendari Jetes".