TEKSTESHQIP

Andrea Vathaj
Kalendari Jetes
Lyrics

Kalendar i jetës kalon
dhe një fletë e ikën e shkon,
Ndjekim pas një dritë

shpresojmë ne një ditë e gjithçka kërkojmë
Ndaj kape dritën se koha dhe dita e ikin

vrapojnë sa shpejt që kalojnë
E nga drita e diellit nga kupa e qiellit
Troket brenda shpirtit ti jetën jeto

Ecim ditëve me gaz
Kohën veten ndjek pas
Un` edhe koha vrapojm`

Jo aspak nuk dyshojmë
Se unë e koha ne jemi binjakë
Bashkë u mësuam të ecim bashkë
Ecim rrugëve të jetës
Me forcën e shpresës jeta buzëqesh
Na thotë mirmëngjes

Mos më lër në ëndërr
Se kam veç një jetë e ta bëj të leht`
Rendim pas një drite
Besojmë ne një ditë e kohën shpejtojmë
Ndaj kape dritën se koha dhe dita
E ikin vrapojnë sa shpejt që kalojnë
E nga drita e diellit
Nga kupa e qiellit
Troket brenda shpirtit ti jetën jeto

Ecim ditëve me gaz
Kohën vete ndjek pas
Un` edhe koha vrapojm`

Jo aspak nuk dyshojmë
Se unë e koha ne jemi binjakë
Bashkë u mësuam të ecim bashkë
Ecim rrugëve të jetës
Me forcën e shpresës jeta buzëqesh
Na thotë mirëmëngjes

Ecim ditëve me gaz
Kohën veten ndjek pas
Një buzëqeshje më shumë
Koha njerëzit dhe unë