>
BIOSHQIP

Andy Gramm: ‘kuq E Zi Je Ti’ Nuk është Kopjuar, Po Tentojnë Të Na Dëmtojnë Imazhin

23-03-2015
Andy Gramm, pjestar i Threedots Production ka reaguar ndaj këngëtares Juliana Pasha në rrjetet sociale duke u shprehur se kënga "Kuq e Zi" nga Elvana & Flori nuk është e kopjuar, por thjeshtë duan ti prishin imazhin.

“Çështje të tilla ne ja kalojmë zyrës ligjore e cila merret me to, por në çdo rast mendoj se dikush duhet t’i shpjegonte më përpara këngëtares se ka shprehje apo fjalë të cilat nuk mund të bartin autorësi të dikujt. Të tilla janë shprehjet si Kuq e Zi, Flamuri Kuq e Zi, Flamuri më i bukur në botë etj.

Sa për faktin se e shprehjes së përdorur në këngën ‘Flamuri më i bukur në botë, frymëzimi jonë është mbështetur në fjalët e komentatorit të mirënjohur Shakohoxha i cili këtë shprehje e ka përdorur prej kohësh. Kushdo që mendon se i është kopjuar diçka lirisht le t’u drejtohet organeve kompetente që merren me këto çështje. Madje u lutemi ta bëjnë. Ne sigurisht që do ta bëjmë nga ana jonë pasi që e shohim si të qëllimshme këtë ‘tentativë’ për të na e dëmtuar imazhin” ka thënë ai.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Andy Gramm: ‘kuq E Zi Je Ti’ Nuk është Kopjuar, Po Tentojnë Të Na Dëmtojnë Imazhin