Tema: Poezi Dashurie

Perla E Zemres

Kush me e forte se ajo e madherishmja?
Kush me e ndritur, me embel dhe e brishte?
Vras mendjen te gjej tek me e rendesishmja
ndjenje mbi ndjenjen por dhe kjo del e trishte.

Spo gjej dot fjalet ate sakte ta emertoj,
ne emer te saj te falem cdo mengjes,
si ajo tjeter s'ka, si ndryshe ta cilesoj?
Eshte cilteresi, eshte mrekulli e shprese.

Ajo jeton ne nje fjale me embelsi te shplare,
ne nje shikim te zjarrte qe shume premton,
ne nje perkdhelje si asnjehere me pare,
a ne nje ndjenje magjike qe cdo tjeter sfidon.

Fjalet i grumbullova por s'e quaj dot "bukuri";
Si nje e rendomte pa dije do ta thirr "dashuri".

- poezi nga Anida Rexha


- Poezia u dërgua nga Anida Rexha -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  5