Tema: Poezi Për Shoqerinë

Genjeshtaret Me Kostum

Luajne nje loje qe askush se kupton
Me kostum te veshur dhe te parfumosur
Luajne me fjalet, c'dua t'them e kupton?!
luajne por hilet nuk kane te sosur

Brenda lojes jemi edhe une e ti
Per tu shtruar letrat me fat
Per ti ngjitur gjer ne lartesi
Ku pasha ato, e ne t'humbur ne lak

Flasin bukur dhe premtojne shume
Dhe njeriu nga natyra beson shpejte
Por premtimet iu shuhen sikur shkume
Porsa ne karrige te larte zejn vend

Loje luajne kineze, te lire
"Kush valle genjen me mire?"

- poezi nga Anida Rexha


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.3 / Votuan:  4