>
LETERSISHQIP

Një Zemër Motre

Ajo po veshtronte fjollen e kuqe te zjarrit, qendronte perballe oxhakut me duart e shtrira pergjate drure te ndezur nga flaket e tij.Ndiente afshin e ngrohet te tyre, ndihej mire dhe pas disa sekondash, vetdija e humbte neper skuta te erreta te nje mendimi te vetem e te plote.
I vellai ishte denuar me vdekje dhe pas kaslacionit nuk mund te pritej nje denim me lehtesus, ndoshta nje jete te ngrysyr neper qelit e nendheshme te minierave, ku punonin te gjithe te denuarit e politikes.
Nga folete e syve te enjtur rreshqisnin vetem lote dhe pshehretima te forta qe dilnin nga thellesia e kraharorit, nuk e ndalnin ritmin e tyre, po groposeshin neper rruget e thellshme te humnerave pa kryqe.
I vinte keq per veten, per njerzit e saj te dashur.I vellai atje diku ne qoshe te nje biruce pa ngrohje, pa drite, ne nje deshperim te plote.
Ajo po ngrohej, shtrihej pergjate vatres per te ndier afshin e ngrohet te saj dhe pse ndiente dhimbjen e plotfuqishme per fatkeqesin qe i kishte rene familjes se saj.
Po i vellai, c'po bente ato momente?Ndoshta ndeshej me veshtrimin e hekurt te portes torturuse dhe breda atyre mureve nuk ndiente asgje te gjalle pervec ftohmes, percmimin dhe perbuzjes qe vet jeta reale i kishte sherbyer" si ne nje pjate e argjendet".Tani ndoshta me thonjte e gjate po shkruante muret e burgut dhe derdhte hapur dhimbjen, poezit qe e kishin trathetuar dhe braktisur ne meshire te fatit.Apo kerkonte te thithte ate pak drite te kalter qe depertonte nga nje dritare e vogel dhe kufizuar dhe e veshur nga hekurat e trasha.Aty i mbyllur dhe i aneksuar nga zhurma e perditshme e kurtheve shtazarake qe me pare i luftonte me shpirtin e tij te vendosur.E tashme ishte kthyer ne nje krijes per te kerkuar meshire, sipas tyre...
Jo, ai brenda vetes kishte forca te pashtershme, ku i ngrinin moralin dhe instikti i mbijeteses e merrte ne krahe madheshtor, se bashku fluturonin drejt nje hapesire te pakufijshme.
I kishte vene gjoksin perball dhe lufte te hapur kujdo qe po i prekte ate deshire te etshme te tijen, lirine per te jetuar jeten.
Ajo u permend nga gjumi, nuk e kishte kuptuar ate drehmitje te lehte, vetem kur e jema e kishte prekur nga supet.Jashte po binte shi, nje shi i cili sa vinte e fryej nga shtrengatat e njepasnjeshme.
Koha prentonte dite plot e perplot me shi.Veshtroj me keqardhje te jemen, e cila ishte ulur ne nje minder afer vatres dhe tirte pak pambuk te bardhe te mbetur nga prodhimet e veres se vjetshme.I shtohej dhimbja ne kraharor sa here e shikonte ate fytyre te pikelluar dhe hollake nga brenga qe e kishte strukur ne nje kend te roptuar nga tragjedia e te vellait.Ditet kalonin dhe ajo po shuhej si nje qiri i mbremjes.
Fytyra e zeshket nga rrezet e diellit, kur shkonin arrave per te punuar dhe e rrudhosur para kohe.Kur kishin arrestuar te vellane gjthe familja ishte degdisur ne nje fshat te humbur te veriut dhe te gjithe punonin ne koperativ, te vetmuar dhe larg syve te botes, dukeshin sikur kishin sjelle murtajen ne ate vend te humbur.Nena e saj ishte mjafte e re ne moshe po keto vitet e fundit i kishin marre freskine dhe deshiren per te jetuar.
Shiu vazhdonte te binte me ankesat e tij te padurushme dhe llavazane, ku prekte cdo gje me lageshtine e tij te zhurshme, dhe ne keto caste sillte kercitje trishtimi dhe nje vetmi mjafte te ndier.
Megjithate ndihej nje lehtesim brenda vetes, i vellai ishte brenda jashte ftohmes dhe shiut.Paksa makabre dhe e hidhur kjo diference.Ai i mbyllur ne kasaforten e vdekjes, ndieu tmer kur mendonte kete.
U ngrit pa thene gjysem fjale mori xhezven dhe ngrohu pak kafen per te jemen.Ishte bere zakon ky rit mund te thoshje ne oret e vona te mbasdites, te pinte me te, nje filxhan kafeje.
Helmi mbjelle helmin-thote nje fjale e urte popullore.POr ja ne kete rast ky leng i zi sikur hyn brenda shpirtit dhe lehteson venat e tij te padukshme te nxierri ate papasterti te te keqes.Te iknin diku neper ato skuta te fshehta qe kishin ngjyre monokrome dhe te pavleshmes.
U ul prane te jemes duke i vene filxhanin e kafes prane dhe e veshtoi tinez.
Pije nene, pije-i peshperiti dhe i afroj buzet prane filxhanit akoma te nxehte ku dilnin avujt njera pas tjeters.
Ah, klithi shpirti, sa do te deshironte te ishte dhe i vellai dhe te tre te gjendeshin afer flakeve te zjarrit duke biseduar kaq ndieshem per ate cfare enderronin ai dhe ajo per te ardhmen.
E jema ndiente nota lumturie kur shihte bijte e vet, tek cucurisnin si dy zogj te gezuar.
"TI Roza nuk mund ta imagjinosh, se nje dite une mund te behem mjafte i famshem..-i thoshte ai me syte qe i shndrisnin si nje skifter ne fluturim.
Ai shkruante poezi te bukura, vetem qe celsi i tyre duhej te rrinte i fshehur, nga gjurmet qe ndiqnin kete shekull te kuq, me pranga dhe zinxhire.
-Po -i pergjigjej ajo, talenti yt nje dite do te mbreteroj mbi shpatullat e botes se re.Atje ku une dhe ti duam te degjojme ate kenge te lire te shpreses.Dhe e veshtronte me dhimbsuri motre.
Po sot ku ndodhej ne mes te erresires, dikush kish zbuluar kete cels ku ne erresiren e mbledhur si urithet me nje llamb te mekur kishin zbuluar te verteten.Vargjet ku ishte gdhendur fjala e lirise dhe e dashurise.
Dashuria, kjo magji e skalitur me sakrificen e prerjes se kokes se tij ne gijotine.Ku gjaku te rridhte mbi token e thare nga zifti i te keqes, dhe ndoshta do te mbillte lulet e saja te palulezuara dikur, po sot ishte e mundur.Ajo dashuria po priste kryet e te vellait.
Fytyra te gerdheshura mbrapa skenave trilluse, perqeshnin rruget e lyera me gjakun e tij.TE ulur rreth tryezave, kerkonin gjak te ri, si vampiret e nates sepse liria per ta ishte nje fjale heretike dhe veshtrimi apo prekja ne shtrate te ngrohta sillte vdekjen e tyre.Ata nuk mund te jetonin pa erresiren drita shuante cdo shprese per mbijetesen e tyre shtazarake.Kercitje dhembesh neper terr dhe mjagullima lutse si kafshet e plagosura ne agonin e tyre dhe ku presin momentin te te coptojne dhe pse jane gati te hedhur ne ate humnere te kobshme.
Ku, fjalet e hidhura si nje helm gjarperi, pasoheshin neper dhoma te medhaja dhe me plote drite nga uqer qe prisnin kete dite.Dhe nuk flinin te qete pa hakemarrjen sepse shpirti i tyre ishte i semur, nga deliri.Dhe kete radhe flaket e ndeshkimit kishin perpire te vellane, nje djale dy metra i gjate, floke kacurrela dhe me sy te jeshile si thellesia e detit, me veshtrim te larget drejt qiellit si nje skifter qe kishte marre fluturimin neper qiej, mjafte te turbulluar.
Jeta tani per te paraqiste vdekje dhe funeral.Ato te dyja te rrethuar nga grohtesia e oxhakut, luteshin.Kujt??
Zotit, jetes apo trishtimit...
Neper rruget e pluhrosura ndiheshin fjale te peshperitura, kush me keqardhje.E kush me egersine e zilise.Natyra i kishte sajuar njerzit ne brendesine e tyre, qenie qe rridhnin kulmin dhe kuptimin e saj neper prehje ku te conin ne nje det te hapur me mendime te kthjellta o te shqyera nga ligesia e permbrendshme e tyre dhe te kesaj kohe me nje realitet asnjanjes o te pergjithshem.
Sa ironike ?Kujt mund ti besoje, te gjitheve??KUsh ndodhej afer tyre askush, pervec flakeve te zjarrit qe here here zgjateshin gjuhet per te rrembyer shtresen e mendimave.
TE gjithe ishin strukur si iriqi ne gushen e tyre.Ku helmi qe kishte gelltitur vellan e Rozes mos te afrohej neper portat e tyre si mallkimi i Xhuzepes per fatin e Faraonit dhe banoret e Egjitit te lashte.
Ishte me i shtrenjte egoizmi dhe nenkembja tek ata.Kjo fare shkateruese qe mbillej kudo dhe tek foshnjat akoma te pa kopjuara neper shtepite e tyre.
U ngrit, mori nje cigare, nuk kishte pire kurre.PO sot ky helm e qetesonte.E nersmja ishte dite e zeze.Ajo nuk do te shihte me ate engjell qe mbremjeve shkonte prane saj dhe e mbulonte me shtresat e krevatit.Pastaj e puthte ne balle dhe shkonte te flinte tek dhoma tjeter ngjitur tek e saja.I thoshte fjale te ngrohta qe vetem nje vella mund ti thoshte motres.Ajo nuk do te shihte ate shkelqim te syve te thelle jeshile, qe do te perhumbnin ne menxyrat e kesaj jete.Ne nje shpelle ku do te mbyllte portat dhe ajo neteve do te uleriste nga dhimbja.Do te shtrengonte grushtat fort nga hidherimi dhe nuk nuk do te mundte te fshihte lotet e nenes se tyre, sepse vdekja do ta perpinte si nje peme e vyshkur.
Nuk do te pergezonte mengjesin qe lind perhere per te, sepse ishte e pafuqishme.Sepse dhimbja ishte me e forte dhe e gerryente si koha drejt tek kockat, ku hiri i tyre do te behej shtrate cdo nate.
Po nje dite ajo shpresonte koha do te rezatonte kete perde dhe do te hidhte rreth vetes nje drite te fuqishme ku klithjet e maleve te degjonin ate.Ajo per kete duhet te jetonte, sepse zeri dhe trupi i te vellait te mbijetonte me lirine e vargjeve, te kesaj poezie jete, te pa jetuar.
Nje dite vjeshte te athet, ku gjethet kishin marre ngjyren e plote te vyshkjes, mberin nje xhip per para shtepise se tyre, thuaj shtepi qe nga momenti ne moment, mund te shembej ne toke.Kush mund ta rregullonte ajo apo nena e saj qe po plakej cdo dite me ditet qe iknin.Dy burra te veshur me kostume te zeza, serioz kerkuan ate.Ajo fshihu duar me nje pece te njome dhe u pergjigje me nje ze te holle dhe te ngrire nga habia.Kush valle ishin dhe cfare donin nga ajo.Ata pershendeten gjysem zeri dhe i thane qe ishin te deges se brendeshme te policise.Vajza nuk u ndie aspak e hutuar po morri nje pamje serioze dhe priti.Ata i drejtuan nje zarf te bardhe ku gjendej adresa ku kishin burgosur te vellane kishin muaj pa marre lajme dhe kjo dite o ndoshta do te ishe fat lume o nje dit e zeze.Ata iken duke pershendetur ne heshtje drejt xhiponit qe u nis me te shpejte duke lene nje fjolle pluhur pas tyre.
Ajo hapi zarfin e jema ishte mbeshtetur tek shtylla e shtepise me duart te mberthyera para gjoksit.Ishte e zverdhur e tera dhe kembet kercy nuk i mbanin me trupin e brishte.Roza u mblodhe lemsh per ate qe po lexonte.Menxyre dhe tragjedi.I vellai e lajmeronin qe kishte pesuar nje aksident ne miniere dhe pas nje lengate te gjate ishte shuar atje i vetmuar ne spitalin e burgut.Cfare ti thoshte te jemes qe nuk kishin patur te drejten dhe ta shihnin per here te fundit.E jema sakaq u rrezua perdhe, kishte kuptuar cdo gje.Murtaja kishte lyer fundin e tyre.
Kaluan vitet.Ajo gjendej para oxhakut e vetme me filxhanin e kafes dhe cigaren qe i bente shoqeri.E jema pas disa muajsh kishte ikur bashke me eshtrat e te vellait qe nuk diheshin ku i kishin varrosur.Cdo te diel shkonte ta takonte ne vorreza dhe prane saj, ishte shkruar dhe emri i tij.I uronte paqe nenes se vet dhe uronte qe atje ne mosdijen e te ditures ajo te kish gjetur te vellane me shpirtin e saj te bardhe, me shpirtin e nje neneje te vuajtur qe u perhumb ne dhimbje nga zerat e liga te nates.
Veshtronte horizontin, atje larg dita do te mberrinte dhe vargjet e te vellait do te mbijetonin ne kete hapesire shumekembeshme...