>
BIOSHQIP
Biografia
Anila Varfi ka përfunduar studimet e larta në Akademinë e Arteve, dega Dramë (1994) dhe për Gjuhë-Letërsi (1996). Në vitin 1993 fillon punë në Radio Tirana në departamentin e kulturës, si gazetare kulture. Shkruan disa episode për skenarin radiofonik “Rruga me pisha” (2002). Dokumentari“ Jetë pezull” (2004) i cili konkurron në Prix Europe, Berlin dhe nominohet në 6-shen e dokumentareve më të mirë me buxhet të ulët. Bashkëpunon me Gjergj Xhuvanin te “I dashur armik”, si aktore.

Në vitin 2007- 2010 emërohet drejtoreshë programacioni në TVSH. Nga viti 2008 deri më sot, ka qenë drejtoreshë artistike e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Durrës. Deri më tani ka realizuar disa dokumentarë si: “Dialog për ikjen”, “Shkodrani”, “Përtej kufijve”, “Ëngjëll i gjymtuar”, “ Dinastia e Tedeschini”, “Fisniku i muzikës” etj.