>
LETERSISHQIP

Poezi Per Allah

Ne deren e Teubes
trokita perseri
u ktheva e penduar
e qava ne vetmi

Kujtova mekatet
dhe zemra mu trondit
valle, para Allahut
si do dal ate dite?

Dhe ne heshtje thashe:
o Allahu im
rober si mua ke shume
e per mua, Vec Ti je Zoti im

Nuk kam ku te shkoj
nuk kam kujt t'i drejtohem
andaj vec Ty te lutem
e te pergjerohem

Shume here gabova
e u ktheva tek Ti
prape me mekate vazhdova
e t'u drejtova perseri

Sepse e dobet jam
kam nevoje per Ty
andaj te drejtohem
me lot ne sy

Te kerkoj meshire
si shume here me pare
o Allahu im
te lutem me fal

Ti je Meshirues
dhe fal pa kufi
ne Meshiren Tende
dhe mua me perfshi

Se Meshira Jote
e tejkalon Hidherimin Tend
Ty te pergjerohem
fale robin Tend

Tek Ti jam kthyer
shume e turperuar
pranoje teuben time
tashme jam penduar

o Allahu im
vec Ty te drejtohem
Ty te lutem e te pergjerohem
Ti je er-Rahman, Ti je er-Rahim
Tregohu i Meshirshem
Me Fal O Zoti Im!

Allahu mbi njerezimin
derdhi miresi
iu zbriti Kuranin e nderuar
Libri i Allahut plot urtesi

Si udhezim dhe meshire
per besimtaret
dhe paralajmerim nga ndeshkimi
per jobesimtaret

Perkujtuesi i urte
qe udhezon drejt miresise
qe shpeton nga fitnet
dhe largon prej ligesise

Fjala e Allahut
sherim per zemren e besimtarit
deshmi e dashurise ndaj Allahut
gezim dhe lumturi per muslimanin

Kurani i Lavdishem
eshte pranvere e zemrave tona
drite e gjokseve tona
largim i brengave dhe pikellimeve tona

Ky Liber i nderuar
te mbrekullon me fjalet e tij
me historite dhe tregimet e tij
me informacionet rreth gajbit (te fshehtes)

Nuk ngopen besimtaret
duke e degjuar recitimin e tij
nuk ngopen lexuesit
duke e perseritur leximin e tij

Nuk ngopen dijetaret
duke medituar rreth tij
rreth ketij libri te nderuar
qe permban shume urtesi

Ky Kuran i Madherishem
qe udhezon drejt miresise
perkujton njerezine
pergezon besimtaret
dhe paralajmeron jobesimtaret
udhezim dhe meshire
per muslimanin
miresi prej Zotit te Gjithesise
qe ia dhuroi njerezize!

Bie shi,
Erresira ka mbuluar,
Bien pikat e shiut dalengandale,
Mendimet me kane mbuluar,
nje jete te tère qe kam harxhuar...

Gjendem tani ne kete kohe e menduar,
vallè se si ka rrjedhur jeta ime, sa ka ndryshuar...

Vitet ikin,
koha ecen,
gjurmet e mia ne kohe ngecin,
hapat hedh ngadalè,
erresira, diten perfundon,
veprat e mia te dites grumbullon...

Ditet ecin,
jeta vazhdon,
valle kur jeta ime
do perfundoje,
valle se si sprovat do vazhdojne,
veprat mblidhen,
gjynafet vazhdojne...

Pikat e shiut bien,
erresira ka mbuluar,
jeta e kaluar ka shkuar,
te lus Ty, O Allah i Lartesuar,
te lus te me falesh per kohen e harxhuar,
te lus Ty, O Allah i Lartesuar
qe adhurimet e mia te mi kesh shtuar,
gjynafet e mia te mos jene shkruajtur
e veprat e mira, te me jene shumefishuar...

Bie shi,
erresira ka mbuluar,
bien pikat e shiut dalengandale,
mendimet me kane mbuluar,
mendoj per jeten e shkuar,
per ate qe me pret,
duke u lutur
Te lus Ty, O Allah i Lartesuar
lutjet ne shi te mi kesh pranuar.

Namazi eshte shtylla kryesore e fese
veper qe ngre gradat ne xhennet

E para veper ku robi jep llogari
ne diten e gjykimit
vepra me e mire
per sa i perket shperblimit

Pastrimi nga hipokrizia,
shirku dhe mosbesimi
pengesa me e mire nga
veprat e keqija dhe imoraliteti

Namazi eshte drite per besimtaret
ne dunja ne varr dhe sirat
dhe ne diten e gjykimit
namazi eshte shkak
per ngritjen e besimit

Allahu ia ka obliguar
namazin besimtarit
eshte nga miresite e Allahut
nga bujaria dhe mencuria e Tij
eshte lidhja shpirterore midis njeriut
dhe Zotit te tij

Namazi eshte argument
per iman dhe islam
sjell furnizim,
largon varferine
dhe per shume semundje
eshte sherim!

Haxhi eshte shtylla e Islamit
Obligim per ate qe ka mundesi
Ibadet qe ndikon ne rritjen e imanit
e pamatshme eshte vlera e tij

Gjith besimtaret anembane
udhetojne per ne Meke
zerat ngazellues degjohen:
Lebbejk - Allahumme -Lebbejk

Kur syte takohen me Qaben
zemrat mbushen me lumturi
Kur njeriu e kryen Haxhin
me sinqeritet dhe perpikmeri
Ai arrin ta kenaqe Zotin e Tij

O ju haxhinj
qe Allahu iu ka mundesuar kete miresi
perpiquni qe ritet t'i plotesoni
me frike, shprese dhe dashuri
qe Allahu t'ua pranoje me siguri

Meqe ndodheni ne vendin e shenjte
Aty ku duate jane te pranuara
nje dua te bukur per muslimanet anembane béni
qe zemrat e tyre te jene te udhezuara

Dhe per ne selefite
ndjekesit e sunnetit
Lutjuni Allahut
te na bej prej
banoreve te Xhenetit!

O Njerez, mendoni
Allahu na ka dhuruar shume begati
kujtoni se edhe 'Duaja' eshte miresi

Duaja eshte arma e muslimanit
shtylle e fese, deshmi e imanit

Njeriu ne kete jete
gjithmone ka nevoje
qe Allahu Fuqiplote
ate ta ndihmoje

Kudo qe te jesh
ne rehati a veshtiresi
drejtoju Allahut me Dua
qe t'i afrohesh Atij

Ngrihi duart lart
Allahun falendero
permendi Emrat e Tij
pastaj falje kerko

O Njeri kujto
se Allahu eshte doreshlire
Ai e begaton pa mase
ate qe ben mire

O Rober te Allahut
beni pra Dua
se Miresite e Tij jane te shumta
Ai e begaton pa mase ate qe do
Xhenetin Firdeus ne Dua mos e harro!

Drejt qiejve
syte drejtoj,
dua Ty te kerkoj,

O Zot I Madh,
me drejto mua
drejt rruges se drejte,
drejt Xhenetit!

Me drejto mua,
pike e universit,
Nga Ty vec meshire kerkoj,
me trup e me shpirt
vec Ty te adhuroj,

Krijues i gjitheckaje,
mbushe zemren time me drite,
e besimin tim rrite perdite,

Jam ne udhekryq,
rrethuar nga shume dyer,
cila eshte me e mira
vec Ti ma ke rrefyer,

Ne rrugen e Selefeve
vec Ti me ke drejtuar,
Te lutem me hap dyert e jetes
te shkoj fituese drejt Ahiretit
e me meshiren tende
hapi per mua dyert e xhenetit.

Faleminderit qe jam deshmi e fuqive te Tua.
Faleminderit qe me fale drite mua !