>
LETERSISHQIP

Harruar Kujtimesh

Mbasditë dhe shiu filloi të bjerë
Xhamave troket e bëhet litarë
Lotët e mi s'paskan të shterë
E diku larg dëgjohet një kitarë
Jasht shikimin hedh fryn stuhi
Pemët nga gjethet kjo erë i treti
Me orë të tëra unë dritareve rri
E heshtur kërkoj një muzë poeti
Pareshtur shiu vazhdon të bjeri
Dhe trumcakët dridhen nga ftohti
E trishta ditë pranvere c'më kujtoi
Takimin tonë të harruar që moti
Një ëndërr dikur jetuam ne të dy
Emigruar aq larg ketij realiteti
Një këng e shkruajta sot për ty
Që pa refren cuditërisht më mbeti