>
LETERSISHQIP

Baba Sikur Të Vije Ti!

Shiu filloi të binte si i cmendur
Lumenj zgjateshin syve të mi
Retë njëra tjetrën shtynin dëndur
Buzëqeshur baba mu shfaqe ti
Mu kujtua papritur cadra e vjetër
Kohë gjatë mbështetur në sallon
Ah baba më ktheve në kohë tjetër
Oborrit të shkollës, prisje gjithmonë
U ndala para cadrës syt me lot
Bojë dalë prishur në ca vënde
Në duar e mora, e të kujtova sot
Malli e mori, të voglën bijën tënde
Në këtë dimër të ftohtë, e me shi
Më mbështolle kujtimeve ngrohtë
Ajo cadër e vjetër mbajtur nga ti
DiellIin pranveror solli shpirtit sot