>
LETERSISHQIP

Po Iki Nënë

Po iki nënë dita pa u gdhirë akoma
Se s'dua të lendoj aspak largimi im
Ndaj po të lë ketu gjith kujtimet tona
Atë fëmijën që përkundje plot gëzim
Eh më tremb kjo ikje dita pa u gdhirë
Se s'dua të mërzitesh kur të ngrihesh
N'agim do kërkosh ti kafen për ta pirë
Kurr e braktisur botës te mos ndihesh
Po iki nënë u rrita tani më duhet të le
Me erën mbremjeve lajme do të sjell
E buzëqeshjen time shtëpise aty e ke
E atë fëmijën e zhurmshëm diku atje
Nga lodrat prej kohësh jam shkëputur
Por shpërndar janë ato nëpër shtëpi
Të bëhet netëve ti hënes duke ju lutur
Kohërave të kthehesh në timen fëmijëri
Në dhomën time derën ti mos e mbyll
E dritën ndezur lëre të lutem mos e fik
Kur nata të bjer unë do të bëhem yll
Errësirën ta ndrij që ti të mos kesh frik
Po iki nënë ti më fal perëndesha ime
Në zemër mirësine tënde mora hajmali
Unë librat po t'le e poezit plot kujtime
Dimrit ti lexosh e netëve me borë e shi