>
BIOSHQIP
Biografia
Anita Latifi ka lindur në Gjermani, ku jeton me prindërit (Mustafë dhe Misrete) dhe tre vëllezër e motra. Ajo është duke ndjekur kolegjin profesional por ëndrra e saj është karriera në muzikë. Si këngëtare, Anita e adhuron Rihanna-n, të cilën e ke imituar duke bërë edhe tatuazhin e njëjtë me të. Ndërkaq në një tatuazh tjetër ajo e ka vënë shkronjën e parë të emrit të babait të saj (M). Prej tij thotë se e trashëgon talentin muzikor, pasi që Mustaf ka qenë pjesë një bendi muzikor në Kosovë. Anita u konsiderua si njëra ndër favoritet në garën e njohur muzikore “Deutschland sucht den Superstar” (DSDS).

Më datë 3 Nëntor 2017, Anita Latifi publikon videoklipin "Bae".