>
BIOSHQIP

Anjeza Kopjon Rihannen

21-12-2014
Anjeza Branka ka premtuar se do të vijë tejet sensuale në projektin e ri muzikor. Fustani i verdhë me një të çarë të thellë para, natyrisht që e tregon Anjezën mjaft provokuese. Megjithatë edhe kjo duket një veshje totalisht e kopjuar. Diva e muzikës ndërkombëtare, Rihanna është shfaqur më herët me të njëjtin fustan. Anjeza mesa duket ka porositur stilisten e saj që ti risjellë edhe njëherë fustanin e famshëm të Rihannës për klipin që do të lançojë. Madje këngëtarja shqiptare ka shkuar dhe më tej, teksa është munduar të gjejë dhe bizhuterinë afërsisht me atë që Rihanna ka shoqëruar këtë look. Këngëtarja e hitit “Diamonds” e ka veshur këtë fustan gjatë një mbrëmjeje gala.
(Indeksonline)

Anjeza Kopjon Rihannen