A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Pertaci

nje njeri pertac,
s'punonte aspak.
puna me e vogel,
i behej farmak.

nje her s'kish ushqim,
buk si jepnin tjeter.
shkoi pra ne fushe,
te nje dardh e vjeter.

dardha kishte kokrra,
te medha gerrcak.
te embla sheqer,
pjekur per merak.

por pertaci ishte,
njeri per cudi.
pertoi ti shkundte,
nen hije u shtri.

hoqi dhe kapelen,
prane vete e la.
bini ketu brenda,
o ju dardha tha.

priste kokrra dardhe,
nga deget e saja.
kur nje dardhe e madhe,
u shkeput nga maja.

dhe pertacit tone,
ne hunde i ra.
thirri fort pertaci,
obobo c'hata.

- poezi nga Poetë Anonim


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.1 / Votuan:  55





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019