>
LETERSISHQIP

Runa Zot E Haj Medet

Herët prap sot u zgjova
E qela facebukun s'u durova
Thashë t'shikoj se çka ka t're
Çka me pa, e kuku për ne
Në Kosovë prap termet
Ruana Zot e haj medet
Çka po bëhet, e çka po ndodhë
Pak si shpesh termet n'Kosovë
Qan Kosova dhe vajton
Mëkatet e popullit s'i duron
Janë shtuar njerëzit me dy ftyra
Në çdo shtëpi pihet birra
Vajza të zhveshura këmbë të gjata
Mirret droga dhe kamata
Nuk ka çare pa u bërë termet
InshAllah Zoti zbret rahmet
Zbret rahmet e bëhet mirë
Se as gjumin s'po e bëjmë shlirë
Merrni mësim o populli im
Le të jetë ky një përkujtim
Çdo e keqe vjen nga ne
Mjaft me mëkate, kthehuni n'fe
Edhe njeriu fillon ankohet
Atëherë kur shëndeti çrregullohet
Shkon të mjeku kërkon ilaç
Mjaft me birra e zana e plastë