>
LETERSISHQIP

Qiriu I Pashuar

Në momentin qe Jeta të rrëzon në gjunjë
Gjithmonë është ajo dora e përkëdhelur qe të ngre lartë.
Gjithmonë është ai qiriu i pashuar qe të ndriçon
Rrugën për të ecur përpara...
Pse nuk lodhet ndonjëhere ?
Pse gjithmonë ka vullnet per të na ndihmuar,
Edhe atëhere kur gjërat i kthejm mbrapasht.
Pse kurr nuk kerkon ndonjë shpërblim apo mirënjohje?
Pse gjithmone dëshiron të paguhesh vetëm
Me puthjet e perqafimet tona.
Pse digjesh per të ndriçuar rrugët tona e pyeta një ditë
Dhe ajo më tha "Unë digjem por kurr nuk shuhem sepse une
kam zemren e një Nëne".