Më mbaj mend (për 1 muaj)

Hyrja është kryer me sukses!


Tema: Poezi Dashurie

Çdo Perendim Flet

Çdo perendim flet
Tregon mbarimin e nje dite
Të atyre orëve, minutave, që ndoshta nuk i shfrytëzove si duhet, që ndoshta lëndove dikë apo u ndjeve i lënduar.
Që humbe mundësin e një rikthimi duke kërkuar falje apo që nuk e fale dikë.
Është humbje, këte ndjesi nuk ta jep askush më shumë se sa shikimi i përendimit të Diellit, se sa mbarimi i një dite kur ti do të kishe mundur ta përmisoje veten.
Të lëndon fakti që kohën prapa nuk mund ta kthesh, njejtë sikur fjalët që thuhen e vrasin më shumë se çdo gjë tjetër. Iku vetem një ditë, ku ne dështuam të tregojmë vetën, ku nuk i tham fjalët që duhet thënë e që kemi thënë më shumë se sa duhej.
Tek sa shikojm rrezet duke u shuar kujtohemi se harruam të qeshim, të jemi të lumtur, që s'u penduam por mbajtëm krenari të kotë.
Por nuk mbaron këtu, çdo perendim na bën të mendojm që na pret rilindja e tij. Nëse kemi jetë, për ne do të jetë një shans i ri, një hap drejt arritjes së qëllimeve. Një mundësi për të korrigjuar gabimet, për të përforcuar besimin duke bërë lutje tek Zoti.
Duke shpresuar që pas kësaj nate të shohim prap dritë, të shpresojm që do të ketë një ditë të re qe të mund ti bëjm ballë sfidave, që ti japim fund pritjeve, ndarjes, mungesës.
Ti japim vetes kurajo duke besuar që të frymojmë përsëri në një të nesërme më të mirë.

03-September2016

- poezi nga Poet Anonim


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  4


Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet