Brengat E Jetes
Ka fjale qe qajne
Ka dhe lot qe flasin
Ka shpirtra qe vuajne
Ka dhe zemra qe plasin.
Nje pike loti diku
Ka peshe sa nje oqean
Nje fjale e hidhur
Zemren ne copa ta ndan.
Brengat e shpirtit
Si shterngatat e moti
Me krahehapur e pres
Ate cka vjen prej Zotit.
Jeta eshte si det i trazuar
Na hedh breg me breg
Te lutem o njeri
Ate qe nuk eshte e jotja mos e prek.
Mesohu te jetosh
Te ardhmen mos e nderliko
Mos gjyko as pergojo
Por jeten tende,jeto
- Poezi nga Poet Anonim
- U dërgua nga Ornela Brija -
{{ risposta }}
Mesatarja: {{ nStars }} / Votuan: {{ nVotes }}
Më shumë nga Poet Anonim
Komente 0