>
LETERSISHQIP

Pavarsia

Ç’pamvarësi në kthetra korbi,
E nën thundra ”shoviniste”,
Kur ”gërshëra” e një Serbi.
Thellë më thellë Ty po të priste!

Me ç’logjikë i mbyllet dera
E le jashtë motër e vëlla,
Flamurin tënd se valvit era,
Por ajo e tyre ”ah”!

Si të quhesh i pavarur
Kur në vendin tënd s’je zot,
Çdo pëllëmbë nga gjak e lagur,
Dhe nga mallëngjimi… lotë!

Tani do, të jesh Etnike,
E kërkon ç’ka të kanë marrë,
N’ato datat historike,
Plot një shekull, kohë me parë!

Sa të dua o Shqipëri
Jam për ty gjithmonë krenar,
E urrej k’të padrejtësi,
Bashkë me ”firmën” për të ndarë.

Me ç’logjikë e me ç’të drejtë
E me ç’bindje patriote,
Merr në qafë miliona jetë
I vë ‘’viza’’ kësaj toke!

Hart’ e botës s’është pikturë
Eshtë gjak. Eshtë histori.
Eshtë lengjend jo konjekturë,
As marrëveshje “unë dhe ti”.

Sonte, Ti feston lirinë,
Në Kosovë ç’festojnë e di?
Festojnë tënden, pamvarësinë
Bijtë e Tu që s’janë tek Ti!

C’pamvarësi në kthetra korbi
E nën “viza” larë me gjak,
Flakë në fatet e një kombi,
E në zemra njerëzish, flakë!