>
LETERSISHQIP

Nuk Ndodhi Hataja

Lajme në mëngjes, lajme dhe në drekë
Lajme çdo sekondë, harxhon pak lekë
Zgjidh kë të duash nga të gjitha lajmet
Ndryshuar, zbukuruar me të gjitha pamjet
-Ngriu një nënë brenda shtëpisë akull.
-Një endacak të mjerë i ftohti e la shakull.
Me gjak reptili lajmi shpërdar’ e dëgjuar.
“Ka ndodhur, do ndodhë, duhet mësuar.”
Ndodh të ngri njeriu trotuareve të Evropës.
Jo dosikudo, një VIP t’i bëj nder gropës.
Ku dritat llamburisnin se ndalën verbimin
S’ e mbuluan indiferencën dhe injorimin.
Vdiq vetëm, pa dëgjuar: “Pran’ teje jam “
Kish punuar me mund, jetuar me fam
Mund t’ ket’ lën’ llogari bankare, pasuri
Shoqëria “kafshore” s’i fali pak njerëzi.
Ku jemi dhe ku do t’ shkojm’ më tutje?!
Zhvillohet robotika. Kam të voglën lutje.
Mos ua shtoni robotëve ndjesit’ njerëzore.
Zemra e ndjeshme t’u mbetet frymorëve. (njerëzve)