Poet Anonim Poezi
Poet Anonim

I Huaj Jam

Këtu jam i huaj nuk kam as emër
Këtu jam një zjarr që digjet përbrenda
Këtu jam e huaj nuk kam aspak vlerë
Këtu nuk gjej vend as dielli s’më nxeh
Këtu as gjumi s’më zë askush s’më njeh
Këtu as kënga as gjuha s’ndjejnë lumturi
Këtu veç ëndërra e mallëngjime të kota
Këtu e keqe më duket dhe e mjerë bota
Këtu veç shpresa ende gjallë më mban
Kur t’kthehem në atë vendlindjen time
Aty ku verës lozin çunat e qengjat blegërojnë
Dielli me dëshirë rrezet e arta lëshon.

- Poezi nga Poet Anonim


- U dërgua nga dielli -


{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0