>
LETERSISHQIP

Me E Shtrejta Dashuri

Mëngjeset e vrenjtura mi bën diell
Zemrës time mi shton jete
Sa herë ty në krah të mbaj
Syve të mi ti dritë mi jep.

Thellë nga shpirti ti buron
Ti që yjet i ule për mua
Në dorë botën ma dhuron
Ditët mi ngroh me rrezet tua.

Shumë ëndrra jetova me ty
Shpirtin ti ma ngashëren,
Je më e shtrenjëta dashuri
Me buzëqeshje më mbërthen.

Asgjë tjetër në jetë nuk dua
Veç të lumtur ty të shoh,
Buzëqeshja jote jetë m’shton mua
Mrekullin fal teje e njoh