>
LETERSISHQIP

Pikellimi

Për një rrugë, e për një shkollë,
Për një dritë, me fazë të hollë,
Për një kokërr, aspirinë,
Kyçën derën, e lanë shtepinë.

Kyçën derën, të pikëlluar,
Qanë me lot të përvëluar,
Kthyen kokën dhe njëherë
Panë vatanin të bërë vrer.

Rritën çupë, e rritën djalë,
E lanë fshatin, dhe vatanë,
Ulën dorën, në mbërdhe,
Në xhep morën, një dorë dhe.

E’ruajtën me pekuli,
Thellë në zemër, thellë në gji,
Tok, nga toka, e të parit.
Regëtin thellësia e varrit.

Në mërgim a në qytet,
I brengosur mezi pret,
Të vij prapë si zog mërgimi
Të çmallet Shqiptar jetimi.