>
LETERSISHQIP

Liria Drite Dielli

Ata ishin vetëm dy të një shtëpie.
Shkutë n’Jezercë, n’ditë krenarie.
Atje ku thrriste kushtrimi e Liria.
Zjarrit t’pushkës, i duhej trimëria.

Dy engjujt, e nënë Sofisë.
I bëtë nderë, gjithë Shqipëtarisë.
Ngjeshët armët, n’brez t’burrërisë.
Me ja kthy, pushkën Serbisë.

N’betejë të lavdisë, në Jezerc.
Pushkët tuaja, ndëgjoheshin edhe n’Marevc.
O Gursel, me focë të gurit.
Po i bënë dritë Dielli flamurit.

Luftojnë trimat, ditë e netë.
Puthë shqiponja, t’bijtë e vetë.
N’ballë t’ushtrisë çlirimtare.
Erdhë, e bardha ditë kombëtare.

Betejë e ashpër, aty zhvillohej.
N’Ferizaj, krejt ndëgjohej.
E kobshmja ditë, me njëzetë e tetë shtator.
Përqafon liria dy vllëzërit dëshmor.

Ju dy trimat, n’qiell t’kaltërt.
Me memorial, t’besëlidhjes katërt.
Përmendorja ju shëndritë.
N’Sodovinë vizitor tu pritë.

Në shkolla n’rrugë jeni emërtu.
Gjithandej jeni nderu.
N’Viti tek shtëpia, e kulturës.
Bustet tuaja, të kauzës.

Sa shtrenjtë u pagua, e bekuara Liri.
Kombit i dhatë nderë, e Lavdi.
Ju dy vllëzërit, e një ideali.
Përqafohuni tani, n’altar t’atdheut, te Adem Jashari